Po presni me padurim Call of Duty: Black Ops Cold War? Lironi 250GB në disk

Teknologji

Po presni me padurim Call of Duty: Black Ops Cold War? Lironi 250GB në disk

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:26
Call of Duty

Activision zbuloi specifikat e plota për lojën Call of Duty: Black Ops Cold War dhe kërkesa e sistemit janë të rënda. Nëse dëshironi ta luani lojën në rezolucionin 4K me ray tracing të aktivizuar, duhet të lironi 250GB hapësirë në disk.

Kjo është kërkesa për konfigurimin më të lartë ndërsa çdo gjë tjetër kërkon 175GB. E thënë thjeshtë duhet ti dedikoni lojës një SSD 250GB.

Nëse keni planifikuar të luani në modalitetin multiplayer, atëherë hapësira e nevojshme është 50GB. Përveç hapësirës, Activision rekomandom kartën grafike RTX 3080 për rezulucionin 4K dhe ray tracing dhe RTX 3070 me ray tracing për ta luajtur normalisht.

Në minimum duhet të keni GTX 670, 8GB RAM dhe Intel Core i3-4340. Call of Duty: Modern Warfare është kritikuar pikërisht për këtë, hapësirën e madhe që zë nga 170GB deri në 220GB.

Versioni më i fundit Call of Duty debuton më 13 Nëntor.

Rekomanduar me 60fps (pa ray-tracing)

CPU: Intel Core i5-2500K ose AMD Ryzen R5 1600X

GPU: Nvidia GeForce GTX 970 / GTX 1660 Super or AMD Radeon R9 390 / RX 580

RAM: 12GB

HDD: 175GB

Video: Medium

Rekomanduar me 60fps (me ray-tracing)

CPU: Intel i7-8700K ose AMD Ryzen 1800X

GPU: Nvidia GeForce RTX 3070

RAM: 16GB

HDD: 175GB

Video: Medium

Rekomanduar për fps të lartë + monitor me frekuencë të lartë

CPU: Intel i7-8700K ose AMD Ryzen 1800X

GPU: Nvidia GeForce GTX 1080 / RTX 3070 ose AMD Radeon RX Vega64

RAM: 16GB

HDD: 175GB

Video: High

Rekomanduar për 4K (me ray-tracing)

CPU: Intel i9-9900K ose AMD Ryzen 3700X

GPU: Nvidia GeForce RTX 3080

RAM: 16GB

HDD: 250GB

Video: Ultra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat