TikTok nuk do të fshihet, ja si aplikacioni rregulloi defektet

Teknologji

TikTok nuk do të fshihet, ja si aplikacioni rregulloi defektet

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

TikTok thotë që platforma e tij më në fund është sërish duke punuar si më parë.

Kjo vjen pasi përdorues në mbarë botën u shqetësuan se aplikacioni kinez do të fshihej për shkak të defekteve të fundit.

TikTok u shpreh: “Më parë sot, disa përdorues përjetuan probleme me aplikacionin në lidhje me njoftimet, pëlqimet dhe videot.”

Sipas kompanisë, këto probleme u shkaktuan nga një trafik më i lartë se më parë në servera.

Tashmë aplikacioni duket se i ka zgjidhur problemet e tij dhe është si më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat