Prej fundit të nëntorit, WhatsApp s’do të jetë më njësoj, njihuni me ndryshimin e ri

Teknologji

Prej fundit të nëntorit, WhatsApp s’do të jetë më njësoj, njihuni me ndryshimin e ri

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 18:01
WhatsApp

WhatsApp po paraqet një mundësi të re, atë të "mesazheve që zhduken", duke fshirë bisedat nga telefoni i dërguesit dhe marrësit pas shtatë ditësh.

Aplikacioni në pronësi të Facebook, i cili ka dy miliardë përdorues në të gjithë botën, tha se opsioni do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave. Por thuhej që marrësit do të mund të bënin "screenshot" ose të bënin “forward” çdo mesazh, foto ose video që ata donin.

Opsioni do të shfaqet për përdoruesit e WhatsApp në fund të nëntorit.

Në një blog, kompania tha që mesazhet mund të skadonin pas shtatë ditësh për të ofruar "qetësi që bisedat nuk janë të përhershme”.

Në prill të 2019-ës, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg u zotua të bëjë disa ndryshime në rrjetin social për t'u ofruar përdoruesve më shumë privatësi. Një nga ndryshimet e propozuara prej tij ishte ofrimi i mënyrave më "efektive" për të ndarë përmbajtjen, përfshirë mesazhet që zhduken. Kompania gjithashtu shpreson të integrojë platformat e saj të mesazheve, duke i bërë WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Aplikacioni rival Snapchat, i cili ka dhënë frymëzim për një numër karakteristikash të Facebook, u ndërtua mbi parimin e zhdukjes së mesazheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat