Opsioni i ri i “WhatsApp”

Teknologji

Opsioni i ri i “WhatsApp”

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 01:12
Foto ilustrim

Nga muaji i ardhshëm, WhatsApp do të vijë për përdoruesit me një risi. Mesazhet që keni dërguar do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një chat të caktuar. Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook tha se kjo e re për aplikacionin vjen për ta bërë bashkëbisedimin më privat.

Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty, tha një zëdhënës i WhatsApp. Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e Instagram Stories. Gjithashtu, kompania konfirmoi kjo risi mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë admin-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat