Facebook po ‘teston grupet politike’ që bëjnë përhapjen e dezinformatave në mënyrë të përsëritur

Teknologji

Facebook po ‘teston grupet politike’ që bëjnë përhapjen e dezinformatave në mënyrë të përsëritur

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 12:23
Facebook

Masat pas-zgjedhore të grupeve të Facebook po shtrihen përtej ndalimeve nga ana e rrjetit social. Facebook i tha Washington Post se tani po teston tashmë grupet politike dhe sociale nëse shkelin në mënyrë të përsëritur standardet e komunitetit, shkruan Engadget.

Nëse Facebook e bën një thirrje për një grup të caktuar, administratorët dhe moderatorët e atij grupi do të duhet të aprovojnë çdo postim për 60 ditët e ardhshme. Nuk do të ketë një mënyrë për të apeluar tek Facebook.

Rrjeti social po zbaton qasjen për të “mbrojtur njerëzit gjatë kësaj kohe të paparë”, tha përfaqësuesi i Facebook Leonard Lam në lidhje me votimin dhe zgjedhjet në SHBA.

Nuk është e qartë se sa grupe po përballen me këtë test nga Facebook, edhe pse dihet se rrjeti social tashmë është në shqyrtim të disa grupeve të tilla, një për qytetin e Aberdeen, dhe një tjetër në Uashington tashmë i nënshtrohen rregullave të reja.

Nuk është një lëvizje befasuese. Facebook ka ndërmarrë hapa të shumtë për të kufizuar përhapjen e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet në SHBA, duke përfshirë alarme për situatën rreth zgjedhjeve, si dhe biseda për shpërndarjen e kufizuar.

Firma ndaloi grupin “Stop the Steal”, i cili u krijua me pretendime të pambështetura të mashtrimit të votuesve, pasi anëtarët e shumtë të atij grupi kishin bërë thirrje për dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat