Parler rrjeti social më i ri, brenda minutave mijëra përdorues të rinj

Teknologji

Parler rrjeti social më i ri, brenda minutave mijëra përdorues të rinj

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:43
Parler

Parler, një rrjet social i konsideruar si një bastion i fjalës së lirë, po vuan probleme për shkak të bllokimit të shkaktuar nga numri i madh i përdoruesve të rinj që po kalojnë masivisht në këtë platformë të revoltuar nga censura e kryer nga Twitter.

“Parler ka shpërthyer. Mijëra përdorues po shtohen në minutë dhe paralelisht ata po krijojnë probleme teknike për shkak të mbingarkesës”, tha drejtuesi i radios dhe aksioneri i Parler Dan Bongino.

Ai mohoi thashethemet se platforma ishte shitur.

Rritja e papritur e numrit të përdoruesve të rinj e ka bërë Parler aplikacionin më të shkarkuar në Amerikë në dyqanin Google Play sot, duke tejkaluar platformat si TikTok, Instagram dhe Twitter.

Para qershorit, Parler kishte një mesatare prej rreth 2,000 shkarkimesh.

Parler tani shton aq përdorues në minutë sa fitoi dikur në një ditë.

Ai kishte rreth 4.5 milionë përdorues përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Midis atyre përdoruesve ishin konservatorë të shquar, të tillë si avokati i Donald Trump Rudi Giuliani dhe Eric Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat