Amazon rrezikon një gjobë marramendëse nga Komisioni Evropian

Teknologji

Amazon rrezikon një gjobë marramendëse nga Komisioni Evropian

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:49
Amazon

Komisioni Evropian akuzoi ditën e Mërkure Amazon për abuzim me pozitat dominuese në shitblerjen online për të përfituar një avantazh të padrejtën ndaj rivalëve.

KE thotë se Amazon ka përdorur të dhënat nga shitës së palëve të treta të cilët përdorin platformën e saj për të rritur shitjet e produkteve të veta.

Autoritetet Evropiane po hetojnë gjithashtu edhe favorizimet e disa shitësve mbi të tjerët të cilët përdornin shërbimet logjistike të Amazon.

Amazon refuzoi akuzat duke thënë se asnjë kompani nuk është sjellë aq mirë me bizneset e vogla se ajo. Nëse akuzat provohen të vërteta Amazon mund të gjobitet me 10% të të ardhurave vjetore për shkeljen e ligjit të konkurrencës, ose afro 19 miliardë dollarë.

Komisionerja Evropiane për Konkurrencën Margaret Vestager tha se ishte shumë e rëndësishme që platformat shumë të rëndësishme për ne dhe fuqi të ndjeshme në treg të mos dëmtojnë konkurrencën.

Komisioni është duke hetuar Amazon që prej Korrikut të vitit të kaluar pas ankesave nga tregtarët. Mbi 150 mijë biznese shesin përmes platformës së Amazon. Akuzat vinë pasi kriza e koronavirusit ka rritur ndjeshëm shitjet online.

Në Gusht bosi Jeff Bezos arriti një pasuri prej mëse 200 miliardë dollarë ndihmuar edhe nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat