Google Photos nuk do të jetë më falas pas 1 qershorit 2021

Teknologji

Google Photos nuk do të jetë më falas pas 1 qershorit 2021

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 00:43
Google Photos

Google Photos është një nga zgjidhjet më të njohura të ruajtjes së përmbajtjes në cloud, pasi ofron hapësirë ruajtëse falas dhe të pakufizuar për fotot dhe videot që ne i bëjmë nga pajisjet e ndryshme.

Megjithatë, nga qershori 2021, të gjithë ata që përdorin shërbimin falas do të kufizohen në 15 GB hapësirë.

Google e postoi këtë informacion në blogun e saj, ku kompania thekson: “Duke filluar nga 1 qershori 2021, çdo foto ose video e re që futet do të llogaritet në 15 GB hapësirë ruajtëse që vjen me secilën llogari të Google ose hapësirën shtesë të blerë nga përdoruesi. si një anëtar i Google One”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat