Pavarësisht dizajnit kompakt, iPhone 12 mini është i lehtë për tu riparuar

Teknologji

Pavarësisht dizajnit kompakt, iPhone 12 mini është i lehtë për tu riparuar

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 18:41
iPhone 12

Tashmë është çdo e qartë sesi Apple ka ndërtuar një smartfon të rangut të lartë me një formë, dizajn dhe përmasa të iPhone 12 mini.

iFixit në një video çmontimi të telefonit tregon se çfarë ka sakrifikuar Apple për ndërtimin e një smartfoni në madhësinë e iPhone 12 mini.

Bateria është më e vogël prej 8.57Wh krahasuar me modelin bazë 10.78Wh të iPhone 12 edhe mbetet më e madhe sesa 6.96Wh në iPhone SE.

Gjithashtu u pa se Motori Taptik është 25% më i vogël sesa ai në iPhone 12 ndërsa altoparlantët gjithashtu janë më të vegjël. Modeli Amerikan me atë ndërkombëtar të iPhone 12 mini ka diferenca si prezenca e katrorëve afër kamerës që mund të jenë antenat 5G mmWave.

Pavarësisht trupit kompakt të iPhone 12 mini, iFixit arriti në përfundimin se entuziastët DIY do ta kenë të thjeshtë riparimin e ekranit apo zëvendësimin e baterisë.

Xhami i pasmë është një shqetësim se nëse thyhet duhet të zëvendësohet e gjithë kasa. Padyshim Apple sakrifikoi diçka për të vendosur A14 dhe 5G në një smartfon të vogël. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat