Kujdes! Hakerat janë pas jush nëse postoni foto me kafshët shtëpiake në Instagram

Teknologji

Kujdes! Hakerat janë pas jush nëse postoni foto me kafshët shtëpiake në Instagram

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:38
Ilustrim

Së fundmi përdoruesit e Instagramit po paralajmërohen që të mos postojnë fotografi me kafshët e tyre shtëpiake pasi i vendos ata në rrezik për mashtrim.

Një hulumtim i kryer nga banka Santander ka zbuluar se ndjekja e “personave të famshëm” dhe prirja e tyre për të postuar sa më shumë foto me kafshët e tyre shptëpiake po i tërheq hakerat.

Santander UK dhe OnePoll anketuan 2,000  njerëz dhe zbuluan se gati 90 përqind e njerëzve nën moshën 25 vjeç thanë se postojnë informacione personale, përfshirë moshën e tyre ose emrin e kafshës në mediat sociale.

Për më tepër, një në dhjetë persona nën moshën 25 vjeç kanë ndarë emrin e një kafshe në Instagram dhe e kanë përdorur atë emër si fjalëkalim.

Në të njëjtin sondazh, u zbulua se më shumë se një e katërta e llogarive në Instagram të ndjekura nga grupmosha i përkasin personave të famshëm, dhe një e treta e moshës 18 deri në 24 vjeç thanë se ata përdorën një postim në Instagram të famshëm si frymëzim për të tyret.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat