Franca sfidon SHBA, takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Teknologji

Franca sfidon SHBA, takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Franca do të vendosë taksa mbi shërbimet dixhitale të gjigantëve të teknologjisë duke nisur nga dhjetori i këtij viti, pavarësisht masave reciproke që mund të marrë Uashingtoni.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria franceze e Ekonomisë dhe Financave.

Taksa në fjalë vë në shënjestër kompanitë me të ardhura vjetore mbi 750 milionë euro, aktive në bizneset dixhitale globale, si dhe kompanitë me bazë në Francë me të ardhura vjetore mbi 25 milionë euro.

Në bazë të masës së re, dhjetëra firma do të jenë subjekt i një taksimi prej 3 për qind, përfshirë gjigantët amerikanë si Google, Amazon, Facebook dhe Apple.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin 25 për qind tarifa shtesë për produktet franceze me vlerë 1.3 miliardë dollarë, përfshirë këtu aksesorët dhe kozmetikën, kanë sqaruar autoritetet amerikane.

Më parë, presidenti Donald Trump rriti me 25 për qind taksën për verën e importuar.

Italia, fqinj i Francës, miratoi në vitin 2019 një draft për të taksuar gjigantët e teknologjisë dhe filloi të vendoste një taksë dixhitale prej 3 për qind për kompanitë që sigurojnë të ardhura mbi 750 milionë euro, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat