I vetmi vend në Evropë ku dronët janë plotësisht të ndaluar

Teknologji

I vetmi vend në Evropë ku dronët janë plotësisht të ndaluar

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Dron

Teknologjia e dronëve në botë është duke u zhvilluar fuqimisht vitet e fundit. 

Gjegjësisht, mjetet e para ajrore pa pilot u zhvilluan në Britani dhe Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore.

Asnjë prej tyre nuk është përdorur në mënyrë operative gjatë luftës, por ata ende kanë lënë të kuptohet se sa larg mund të shkojë kjo lloj teknologjie në zhvillim

Sidoqoftë, zhvillimi i fortë teknologjik nuk shoqërohet nga legjislacioni që rregullon këtë. Nuk ka përpjekje për të vendosur ndonjë legjislacion ndërkombëtar, kështu që rregullimi i përdorimit të dronëve ndryshon nga vendi në vend në të gjithë botën.

Surfshark ka analizuar legjislacionin e 210 vendeve në botë, dhe të paktën 143 vende kanë një formë rregullimi të dronëve. Ligjet variojnë nga një ndalim total i teknologjisë deri te përdorimi relativisht i pakufizuar, por shumica e legjislacionit përqendrohet në rregulla precize për përdorimin e dronëve.

Ndërsa disa vende, të tilla si Kuba, Iraku, Irani dhe Kuvajti, kanë ndaluar në mënyrë të qartë përdorimin e dronëve, të tjerët kanë miratuar ligje që lejojnë një përdorim më eksperimental të teknologjisë.

Në secilin kontinent, të paktën një vend lejon përdorimin e dronëve larg syve të atyre që i fluturojnë ato.

Evropa ka rregulloret më liberale për dronët krahasuar me kontinentet e tjera. Deri në 27% të vendeve evropiane lejojnë përdorimin e pakufizuar të dronëve, dhe mesatarja globale është 18%.

I vetmi vend në Evropë ku dronët janë plotësisht të ndaluar është Sllovenia. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat