Sonda kineze zbret në Hënë për të mbledhur mostra

Teknologji

Sonda kineze zbret në Hënë për të mbledhur mostra

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Kina thotë se misioni i saj pa pilot në hënë që synon mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve dhe pluhurit për t’u rikthyer më pas në Tokë, ka zbritur në sipërfaqen e hënës me sukses.

Sonda kozmike Chang’e-5 pritet të kalojë dy ditët e ardhshme duke hulumtuar dhe duke mbledhur materiale sipërfaqësore.

Qëllimi është që të paketohen rreth 2 kilogramë shkëmbinj hënorë që do të dërgohen në një mjet në orbitë dhe që më pas të mund të transportohen në Tokë.

Nëse misioni është i suksesshëm, kjo do të jetë hera e parë në katër dekada, që një vend merr mostra hënore, pas misioneve të SHBA-së dhe sovjetikëve në vitet 1960 dhe 1970.

I gjithë misioni pritet të zgjasë 23 ditë.

Qëllimi i tij është të ndihmojë shkencëtarët të mësojnë për origjinën e hënës, formimin dhe aktivitetin vullkanik dhe të çojnë përpara hulumtimin e hapësirës hënore.

Kina kreu dy ulje të mëparshme në hënë – më 2013 dhe 2019.

Programi hapësinor i drejtuar nga ushtria e vendit shpreson të ketë një stacion hapësinor me ekuipazh deri në 2022 dhe përfundimisht të dërgojë njerëz në hënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat