Netflix vjen me azhurnime të reja

Teknologji

Netflix vjen me azhurnime të reja

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Netflix

Netflix ka shtuar kategorizimin sipas moshës, në mënyrë që të mund t’i filtroni më mirë shfaqjet televizive dhe filmat që doni të shikoni.

Netflix ka lansuar azhurnimin më të ri, i cili ofron një filtrim të filmave dhe shfaqjeve televizive në disa kategori në bazë të moshës së shikuesit

Kjo vjen pasi ata krijuan një algoritëm që do të bëjë dallimin sipas përmbajtjes së filmit, transmeton lajmi.net.

Stafit iu desh një kohë shumë e gjatë për të shikuar të gjithë përmbajtjen që ata kanë në dispozicion, në mënyrë që të mund të filtrojnë skenat seksuale dhe të dhunshme.

Ata krijuan etiketime për përmbajtjet, në mënyrë që algoritmi të mund të bëjë ndarjen mes moshave.

Shikuesit do të paralajmërohen për natyrën e përmbajtjes para se ata ta shikojnë.

Ata kanë kategorizuar përmbajtjen në 5 grupe: U, PG, 12A, 15 dhe 18.

U deshën rreth dy vite punë që të arrihet kjo, për shkak të përmbajtës së shumtë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat