30% e PBB-së globale do të vijë nga dixhitalizimi

Teknologji

30% e PBB-së globale do të vijë nga dixhitalizimi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Ilustrim

Të paktën 30% e PPB-së globale që deri në vitin 2025, do të gjenerohet ekskluzivisht nga ekonomia dixhitale, falë një serie investimesh në segmente të tilla si 5G, realiteti virtual dhe i shtuar, transmetimet në 8K dhe në 3D, me definicion të lartë, sipas Liang Hua, presidenti i Huawei.

Deklarata e Hua u bë në një konferencë vjetore të teknologjisë, e mbajtur në Lisbonë, këtë vit online, e konsideruar më e rëndësishmja për sektorin e ekonomisë dixhitale.

“E gjithë kjo do të mundësojë përfshirjen e përvojave për konsumatorët, përmirësimin e qeverisjes dhe dixhitalizimin më të shpejtë të sektorëve industriale”, shpjegoi Liang Hua, duke theksuar se Europa “ka një bazë të fortë industriale dhe aftësinë për t’u përfshirë”.

”IA do të ndihmojë më tej prodhimin të bëhet dixhital, të përmirësojë produktivitetin dhe të krijojë vlera të reja”, shtoi ai.

“Pavarësisht këtij potenciali emocionues, ekonomia dixhitale gjithashtu paraqet sfida. Sa më shumë që përdorim një teknologji, aq më shumë kemi nevojë për mbrojtje më të mirë të privatësisë dhe mekanizma transparentë të besimit”, shtoi Hua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat