STIKK organizon edicionin e 9-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”

Teknologji

STIKK organizon edicionin e 9-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
“KosICT”

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) do të organizojë edicionin e nëntë të festivalit më të madh në rajon të teknologjisë “KosICT”.

Kësaj radhe, ky festival, për shkak pandemisë COVID-19 do të mbahet virtualisht / online me datat 10 dhe 11 dhjetor, ndërsa më 12 dhe 13 dhjetor do të mbahet finalja e turnirit të lojrave elektronike KosICT CS:GO Masters 2020 e organizuar nga STIKK dhe Xportal eSports.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në zhvillimin e industries së TIK-ut.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e më shumë se 30 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë, përfshirë emra si: Benedikt Hockmayer, CEO i Josephs GmbH, Andi Bejleri, Arkitekti Kryesore ne IBM, Bernd Blumoser, Kreu i Inovacionit në Siemens AI Lab, Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa, Harry Tsavdaris, zyrtar kombëtar i teknologjisë për Greqi, Qipro dhe Malta në Microsoft, e shumë të tjerë.

Festivali gjithashtu do të pasurohet edhe nga panairi i StartUp-eve, takimet B2B në mes kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe do të përmbyllet me turnirin e lojrave elekronike KosICT CS:GO Masters.

Gjatë 8 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 6500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin të dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation, e shumë tema të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat