Unaza që paralajmëron përdoruesit se a kanë COVID para se të shfaqen simptomat

Teknologji

Unaza që paralajmëron përdoruesit se a kanë COVID para se të shfaqen simptomat

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Ata do mund të karantinoren para se të kenë infektuar personat e tjerë.

Një unazë smart që do të gjurmoi vazhdimisht temperaturën e përdoruesit mund të dalloj nëse personi është infektuar me Covid-19 para se të shfaqen simptomat, raporton “Independent”.

Kjo unazë Oura ka çmim prej 300 euro dhe nbkedhë të dhëna nga personi që e përdorë dhe dallon infektimin edhe në rastet kur ata e dyshojnë më së paku.

Shkencëtarët nga Unviersitetit i Kalifornisë kanë raportuar se unaza ka detektuar simptomat në më shumë se ¾ e përdoruesve, që pas kësaj testuan pozitiv.

Ata shpresojnë që në këtë mënyrë të infektuarit do të kenë mundësinë të izolohen më herët, pra numri i infektimeve do të jetë më i ulët.

Për këtë projekt testimi Oura ka dhënë donacion 3,400 unaza. Pas këtij testimi ata vendosët në vëzhgojnë rreth 65 mijë përdorues të unazës globalisht.

Një pjesë shumë e madhe e të infektuarve janë simptomatik në ditët e para të infektimit, pra nuk dallojnë diçka që nuk është në rregull me shëndetin e tyre, prandaj infektimi është shumë masiv.

Kjo është koha gjatë të cilës personat janë më së shumti të rrezikshëm. Duke dalluar simptomat para manifestimit të tyre, kjo unazë mund të jetë ndihma që na duhet në ndalimin e përhapjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat