Trendi më i ri në Tik-Tok, rreziku i madh për të rinjtë

Teknologji

Trendi më i ri në Tik-Tok, rreziku i madh për të rinjtë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Mediat sociale kanë një mënyrë të çuditshme për të na bërë bërë të ndihemi të pasigurt për gjëra për të cilat as nuk e dinim se duhet të shqetësohemi - dhe aktualisht vëmendja e TikTok është përqendruar te theksimi i vijës së nofullës dhe gusha e varur.

Përdorues të shumtë po postojnë video ku duken se kanë ndryshuar nofullën dhe gushën duke përdorur një “ushtrues” për nofullën të blerë në Amazon. Produkti quhet Jaëzrsize dhe sipas kompanisë funksionon për të eleminuar atë që njihet si double chin dhe për të theksuar nofullën. Produkti ka formën e një topi prej gome, të cilin e kafshoni vazhdimisht dhe tonifikoni muskujt në pjesën e poshtme të fytyrës. Jaëzrsize përdoret nga tre deri në pesë javë, ushtrimet vijnë duke u rritur dhe seti me katër pajisje kushton 100 dollarë.

Dr. Mark Wolff, dekan i Shkollës së Mjekësisë Dentare të Universitetit të Pensilvanisë, thotë se kjo pajisje është çmenduri. “Ajo mund t’ju japë vërtet një nofull të theksuar”, por shton se nuk është aspak ide e mirë, sidomos për shëndetin e dhëmbëve.

Pajisja potencialisht mund të shkaktojë probleme me nyjen temporomandibular (TMJ), një nyje përgjegjëse për lëvizjen e nofullës. Nëse ajo dëmtohet, njerëzit kanë dhimbje koke dhe dhimbje të tjera në pjesën e nofullës.

Sipas Institutit Kombëtar Amerikan të Kërkimeve Stomatologjike dhe Kraniofaciale, problemet me këtë nyje mund të ngurtësojnë muskujt e nofullës, mund t'i bllokojnë, hapja e nofullës mund të bëhet e vështirë si edhe dhëmbët mund të ndryshojnë mënyrën si bashkohen. Dhëmbët e përparmë kanë rrezik të dëmtohen dhe të ndryshojnë vendosjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat