Keni një dilemë mbi dhuratën perfekte për festat? Ne ju sjellim zgjidhjen praktike dhe origjinale

Teknologji

Keni një dilemë mbi dhuratën perfekte për festat? Ne ju sjellim zgjidhjen praktike dhe origjinale

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Samsung Galaxy Watch3

Mendimet e para që na vijnë në mendje rreth dhjetorit janë gjithmonë dhuratat e festave. Sidoqoftë, fundi i vitit 2020 do të jetë shumë më ndryshe nga ç’e kishim pritur. Pavarësisht se këtë vit nuk do të udhëtojmë për pushime, nuk do të shkojmë në koncerte dhe nuk do të mblidhemi si zakonisht me miqtë dhe familjen, kjo nuk do të thotë që nuk do të jemi në gjendje t'i bëjmë të afërmit tanë të buzëqeshin me dhuratën e përsosur për festa.

Një orë është gjithmonë një nga ato dhuratat perfekte për festa, jo vetëm për shkak të dobisë por edhe anës estetike, ashtu si ora inteligjente Samsung Galaxy Watch3. Galaxy Watch3 është ideale nëse doni të dhuroni diçka praktike, kështu që le të shikojmë se si kjo orë është kaq me vlerë. Si një përzierje midis produktivitetit të një smartphone dhe nivelit më të lartë të teknologjisë për të mbajtur shëndetin e përdoruesit në formën perfekte, kjo orë inteligjente ju mundëson që të organizoni jetën tuaj dhe të kontrolloni shëndetin në një mënyrë shumë të thjeshtë. Duke përdorur drita speciale LED të kuqe dhe infra të kuqe, kjo orë inteligjente mund të monitorojë nivelin tuaj të përdorimit të oksigjenit ndërsa jep gjithashtu informacion në lidhje me nivelet maksimale të oksigjenit në baza ditore, javore ose mujore. Meqenëse furnizimi me oksigjen është i lidhur drejtpërdrejt me gjendjen fizike të përdoruesit, kjo orë inteligjente mund ta ndihmojë përdoruesin të krijojë një rutinë ditore të stërvitjes.

Image

Kur dëshironi të stërviteni në një ritëm më të përshtatshëm për ju, gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni një nga 120 idetë e stërvitjes në shtëpi. Falë ndërlidhjes së pajisjeve Samsung, stërvitjet mund të shfaqen në televizionin tuaj, i cili pasqyron ekranin e smartphone-it tuaj, ndërsa ora inteligjente mund të përdoret për të matur pulsin tuaj, të gjitha në kohë reale. Nëse preferoni të ushtroheni jashtë, edhe gjatë temperaturave të ftohta të dimrit, algoritmi i përparuar për gjurmimin e lëvizjes në Galaxy Watch3 me siguri do t'ju mbajë në formë gjatë vrapit, pa frikën e sforcimit ose dëmtimit.

Krahas të gjitha përfitimeve shëndetësore, Galaxy Watch3 është dhurata e përsosur e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për shkak të bukurisë së saj në dizajn. Ora inteligjente duket shumë elegante, ndërsa ekrani është i rrethuar nga një unazë unike e rrotullueshme për konfigurim. Ekrani më i madh, pesha dhe trashësia më e vogël do të thotë se ora inteligjente është projektuar të qëndrojë komode në dorë, duke tërhequr shumë vëmendje për shkak të rripit premium të bërë nga materiale elegante lëkure.

Image

Në çfarëdo mënyre që ju ose të dashurit tuaj do ta përdorni këtë orë inteligjente, Samsung Galaxy Watch3 do t'u përgjigjet të gjitha nevojave tuaja dhe do t'i bëjë festat tuaja edhe më të veçanta. Me Galaxy Watch3, arritja e rezolucioneve të Vitit të Ri në lidhje me përmirësimin e shëndetit tuaj dhe aktivitetin fizik bëhet shumë, shumë më e lehtë.

Gjeni më shumë informacion këtu: https://www.samsung.com/al/watches/galaxy-watch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat