A na çon në shkatërrim kalimi i plotë në makinat elektrike?

Teknologji

A na çon në shkatërrim kalimi i plotë në makinat elektrike?

Nga: B.S. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Makinë elektrike

Rruga e vrullshme drejt mobilitetit elektrik sjell ndryshime që janë të vështira për t'u ndjekur dhe pyetja është nëse njerëzimi është i gatshëm për këtë.

Presidenti i Toyota-s, Akio Toyoda, është një nga njerëzit që nuk sheh shumë dobi në përdorimin e sforcuar të makinave elektrike.

"Nëse të gjitha makinat në Japoni do të ishin elektrike, do të ishim pa energji elektrike gjatë verës," pretendon ai.

Sipas tij, infrastruktura që do të ishte e nevojshme për transferimin e të gjitha automjeteve elektrike do të kërkonte një investim prej 135 deri në 358 miliardë dollarë vetëm në Japoni.

Image

Akio Toyoda

"Kur politikanët thonë, le t'i heqim qafe makinat me motorë me djegie të brendshme, a janë ata të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo? Modeli i biznesit i priodhuesve të makinave do të dështojë."

Toyoda beson se për shkak të termocentraleve dominante të qymyrit dhe gazit, ndotja e dioksidit të karbonit do të jetë shumë më e lartë kur një numër i madh i makinave elektrike shfaqen në rrugë, shkruan Wall Street Journal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat