Dhjetëra persona padisin kompaninë Ring të Amazonit, pas sulmeve nga hakerët

Teknologji

Dhjetëra persona padisin kompaninë Ring të Amazonit, pas sulmeve nga hakerët

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Ring

Dhjetëra persona kanë ngre padi ndaj kompanisë Ring të Amazonit pasi hakerët janë futur në kamerat në shtëpitë e tyre dhe i kanë kërcënuar me vdekje, i kanë fyer në baza racore dhe madje kanë folur edhe me fëmijët e tyre, raporton “The Sun”.

Padia e bërë në SHBA akuzon për sigurinë e dobët të Ring, duke lejuar hakerët që shumë lehtësisht të futen në kamerat e shtëpisë.

Thuhet se Ring nuk ka mjaftueshëm mbrojtje për konsumatorët.

Ring është në pronë të Amazonit dhe prodhon teknologjik si kamera sigurie dhe po ashtu zile të mençura të derës.

Kompania nga Kalifornia më herët kishte fajësuar këto sulme në pajisje me fjalëkalime të dobëta që po lënë konsumatorët.

Në padi janë përmendur rastet e më tepër se 30 personave në 15 familje që thonë se pajisjet e tyre janë hakuar mes vitit 2016 dhe 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat