WhatsApp prezantoi rregulla të reja: Kush nuk pajtohet, mbetet pa llogari

Teknologji

WhatsApp prezantoi rregulla të reja: Kush nuk pajtohet, mbetet pa llogari

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

WhatsApp ka prezantuar rregulla të reja që praktikisht i detyrojnë përdoruesit të ndajnë të dhëna me aplikacionin Facebook. Nëse e refuzoni këtë, WhatsApp thjesht do të fshijë llogarinë tuaj.

Këto rregulla përmenden brenda aplikacionit, si dhe në faqen e politikës së privatësisë. Ekziston një seksion që thotë se si do të punojë WhatsApp me aplikacione të tjera brenda Facebook, të tilla si Instagram dhe WhatsApp.

Kështu, duke pranuar kontratën, do t’i jepni Facebook një numër të madh autorizimesh

Sipas tekstit, arsyeja për këtë ndarje të të dhënave është një përpjekje për të përmirësuar punën dhe për të personalizuar dhe lidhur më tej të gjitha aplikacionet brenda kompanisë Facebook.

Facebook gjithashtu do të sigurojë qasje në të dhënat tuaja për kompanitë e jashtme, duke përfshirë reklamuesit që përdorin shërbimet e tij.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat