Bllokohen më shumë se 70 mijë llogari të QAnon

Teknologji

Bllokohen më shumë se 70 mijë llogari të QAnon

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Twitter ka bllokuar më shumë se 70,000 profile të dedikuara për ndarjen e përmbajtjes së QAnon pas trazirave të javës së kaluar në Uashington dhe inkursionit të mbështetësve të presidentit ende aktual Donald Trump në ndërtesën e Kongresit.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e dhunshme në Uashington dhe rrezikun e rritur të dëmtimit, ne kemi vendosur të pezullojmë mijëra llogari nga të cilat kryesisht ndahej përmbajtja e organizatës QAnon”, thuhet në deklaratën zyrtare të këtij rrjeti social.

Ndërsa shtohet, një nga arsyet kryesore ishte që njoftime të tilla “ndezën teoritë e konspiracionit”.

Mbështetësit e QAnon thonë se ata kanë përhapur pretendime të pabazuara se Trump po lufton fshehurazi grabitqarët seksualë, duke përfshirë anëtarë të shquar të Partisë Demokratike, yje të Hollivudit dhe aleatë të “shtetit të thellë”, një rrjet i dyshuar sekret i njerëzve me ndikim që përpiqen të drejtojnë vendin jashtë fuqisë ligjore.

Profilet që promovojnë përmbajtjen e QAnon do të pezullohen përgjithmonë dhe përhapja e teorive të konspiracionit nga ky grup i krahut të djathtë do të ndalohet.

Kur inaugurohet Joe Biden, do të hapen kanalet e komunikimit me policinë dhe publiku do të informohet për gjithçka që do të ndërmerret, njoftuan ata nga Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat