Ndryshojnë rregullat e TikTok – Masa të forta për përdoruesit nën 16 vjeç

Teknologji

Ndryshojnë rregullat e TikTok – Masa të forta për përdoruesit nën 16 vjeç

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Por llogaritë e atyre që janë nën 16 vjeç, nuk do t’u shfaqen si sugjerim përdoruesve të tjerë të aplikacionit.

Të gjithë profilet e përdoruesve të TikTok që janë nën moshën 16-vjeçare, do të kalojnë automatikisht në statusin private pas ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social.

Përdoruesit e tjerë do e kenë të ndaluar të shkarkojnë video nga profilet e fëmijëve nën 16 vjeç.

Përdoruesit e moshave nga 13-15 vjeç do të jenë në gjendje që të zgjedhin vetë miqtë që duan të komentojnë në profilin e tyre, dhe do të kenë mundësinë gjithashtu që të bëjnë videot publike nëse duan.

Por llogaritë e atyre që janë nën 16 vjeç, nuk do t’u shfaqen si sugjerim përdoruesve të tjerë të aplikacionit.

Llogaritë e 16 dhe 17-vjeçarëve do të parandalojnë që të tjerët të shkarkojnë videot e tyre, por ata që janë më të rinj në moshë do të kenë mundësinë të çaktivizojnë këtë kufizim.

Gjithashtu përdoruesit e tjerë nuk do të lejohen as të bëjnë duete me klipet e krijuara nga personat në 16 vjeç. Këto ndryshime do të zbatohen sot për të gjithë përdoruesit e TikTok në të gjithë botën.

Shpesh ky aplikacion është kritikuar se nuk kishte shumë siguri për fëmijët, ndaj këto ndryshime ishin të nevojshme për të përmirësuar sigurinë për të gjithë përdoruesit nën 16 vjeç.

TikTok është bërë gjithnjë e më popullor vitet e fundit dhe pjesa më e madhe e përdoruesve të tij janë adoleshentë e fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat