Jahti i parë “Lamborghini”

Teknologji

Jahti i parë “Lamborghini”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:50
Jahti “Lamborghini”

Do të futet në histori si jahti i parë ”Lamborghini”. Jahti motorik i lindur nga partneriteti midis kompanisë Lamborghini dhe Tecnomar, do të nisë së prodhuari për pak javë, shkruan vanityfair.it të mërkurën.

Pika fillestare në të cilën po punojnë të dy qendrat e stilit, është hibridi super sportiv ”Lamborghini Sian FKP 37”.

Tecnomar dhe Lamborghini dëshirojnë të përfaqësojnë pararojën e anijeve.

Një qëllim që mund të arrihet falë zgjidhjeve inovative inxhinierike dhe një dizajni unik e të veçantë.

Prania e dy motorëve ”MAN V12-2000HP” do të garantojë që jahti motorik të arrijë shpejtësi prej 60 nyjesh. Do të jetë anija më e shpejtë në flotën Tecnomar të ”The Italian Sea Group”.

Qëllimi numër një është plotësimi i nevojave të koleksionistëve dhe atyre që duan të përjetojnë detin. Përdorimi i fibrave të karbonit, një element tipik i veturave Lamborghini, garanton klasifikimin në rangun e varkave me një peshë maksimale prej 24 tonësh.

Jahti Lamborghini do të jetë sportiv dhe me gjatësi 19 metra.

Forma e tij do të “frymëzohet” nga veturat e krijuara nga Marcello Gandini Lamborghini ”Miura” dhe ”Countach” gjatë viteve ’60 dhe ’70.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat