Trumpi nis “luftën” edhe me Xiaomin

Teknologji

Trumpi nis “luftën” edhe me Xiaomin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:10
Xiaomi

Administrata e Donald Trumpit po u shkakton ende telashe bizneseve kineze – përfshirë prodhuesit të njohur të telefonave, Xiaomi – me vetëm pak ditë të mbetura para se Joe Biden të marrë pushtetin.

Departamenti i Mbrojtjes të enjten ka shtuar nëntë kompani të reja kineze në listën e kompanive të cilat i nënshtrohen kufizimeve të rrepta, duke mos parandaluar edhe pezullimin e funksionimit.

Xiaomi, që së fundmi kaloi Applen, për t’u bërë prodhuesi i tretë më i madh i telefonave në botë, pësoi rënie prej 10 për qind në vlerën e aksioneve, pas përfshirjes në “listën e zezë”.

Në nëntor, presidenti Trump kishte dhenë urdhër ekzekutiv, që pritej të hynte në fuqi në janar, për të parandaluar investimet në kompanitë që shihen si përkrahëse të aparateve të sigurisë së Kinës.

Para përditësimit, Pentagoni tashmë kishte futur 35 kompani kineze në këtë listë, përfshirë edhe gjigantin teknologjik “Huawei”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat