Paditen Apple dhe Google për fshirje të video-lojës Fortnite

Teknologji

Paditen Apple dhe Google për fshirje të video-lojës Fortnite

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Kompania e video-lojërave, Epic Games, ka filluar veprimet ligjore ndaj Apple dhe Googles. Këto veprime i ka marrë pasi dy kompanitë kanë fshirë lojën Fortnite nga aplikacioni për smartphone.

Epic Games pretendon se rregullat e dy gjigandëve teknologjikë janë në kundërshtim me ligjet e konkurrencën në Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, Apple dhe Google thonë se Epic Games ka thyer termat dhe kushtet e tyre duke u përpjekur t’i anashkalojnë sistemet e tyre të pagesave, njofton bbc.

Apple tha se veprimi i Epic Games kishte qenë "i pamatur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat