Husky ngjyrë kafe e me sy të kaltër, qeni më i kërkuar në Instagram

Teknologji

Husky ngjyrë kafe e me sy të kaltër, qeni më i kërkuar në Instagram

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:14
Quoin

Njihuni me Quoin, qenin husky ngjyrë çokollate. Ai mund të ngatërrohet me ndonjë ujk të egër për shkak të syve të kaltër dhe ngjyrës së pazakontë, por në fakt qeni është 100 për qind husky siberian.

Pamja e tij prej ujku të jep idenë e jetës së tij prej shtegtari. Aktualisht qeni është duke udhëtuar në rreth 48 shtete të Bashkuara të Amerikës me pronaren e tij Nikki në kërkim për një shtëpi të re.

Nikki kujdeset që të dokumentojë gjithçka rreth tij në Instagram duke arritur në më shumë se 22 mijë ndjekës brenda vetëm tetë muajsh.

Pronarja e qenit thotë se emrin ia ka lënë në bazë të pemës ‘sequoia’ pasi dëshironte që ai të ishte i madh dhe i fortë ashtu siç është kjo pemë.

“Aq sa doja që ai të ishte i fortë, doja edhe të ishte i ëmbël, çka edhe është”, ka thënë Nikki.

Quoi është pothuajse në tërësi ngjyrë kafe përveç një pjese të bardhë të vogël që ka në gjoks. Të gjithë huskyt e tillë janë tepër të rrallë dhe për këtë arsye nuk është e çuditshme pse Quoi tërheq shumë vëmendje ngado që shkon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat