Pantallonat me “airbag” mund t’u shpëtojnë jetën motoçiklistëve

Teknologji

Pantallonat me “airbag” mund t’u shpëtojnë jetën motoçiklistëve

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:42
Pantallonat me “airbag”

Ngasja e motoçikletës është shumë më e rrezikshme sesa e veturës. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, rreziku për të vdekur në një aksident me motoçikletë është 28 herë më i madh sesa në një aksident me veturë.

Por një risi në prodhimin e jastëkëve të ajrit (airbag) mund të rrisë shanset për të shpëtuar jetën e motoçiklistëve, duke i bërë udhëtimet e tyre më të sigurta.

Moses Shahrivar ka dizajnuar pantallona, të cilat kanë të instaluara në brendësi “airbag” te pjesa e këmbëve. Ato aktivizohen dhe hapen në momentin që motoçiklisti rrëzohet nga motori, duke amortizuar kështu goditjet në pjesën e poshtme të trupit. Më pas, jastëku rimbushet me gaz dhe është përsëri gati për përdorim.

Kompania e tij, Airbag Inside Sweden AB, është pranë marrjes së certifikatës evropiane të sigurisë, ndërsa ka përfituar edhe 150 mijë euro grant nga Bashkimi Evropian për të zhvilluar më tej idenë. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, pantallonat do të dalin në treg në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat