Twitter bllokon llogarinë e dyshimtë të Iranit pas postimit kërcënues ndaj Trumpit

Teknologji

Twitter bllokon llogarinë e dyshimtë të Iranit pas postimit kërcënues ndaj Trumpit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:15
Twitter

Twitteri ka bllokuar përkohësisht një llogari që besohet të ketë qenë e lidhur me zyrën e liderit suprem të Iranit, pasi nga ajo ishte bërë një postim kërcënues ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fotomontazhi i postuar, shpërfaqte pamjen e Trumpit duke luajtur golf nën hijen e një aeroplani luftarak apo droni të madh. Poshtë fotografisë shkruhej: “Hakmarrja është definitive”.

Në një përgjigje për AP-në, një zëdhënës nga Twitteri tha se llogaria ishte e rremë dhe se shkelte rregullat e saj.

Llogaria e dyshuar “@khamenei_site”, besohet të jetë e lidhur me zyrën e liderit iranian sepse në të shumë shpesh publikoheshin pjesë nga fjalimi i tij dhe përmbajtje të tjera zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat