Microsoft sërish drejt vlerësimit si kompania më e vlefshme në botë

Teknologji

Microsoft sërish drejt vlerësimit si kompania më e vlefshme në botë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Gjiganti i programeve kompjuterike, Microsoft është afër që të rimarrë kurorën e saj nga Apple si kompania më e vlefshme në botë.

Microsoft dikur ishte e njohur në mënyrë të barabartë për fillimin e revolucionit të PC-ve ndërsa humbte plotësisht në industrinë e telefonave mobil.

E para e bëri Microsoft kompaninë më të vlefshme në botë në fund të viteve ’90 dhe deri vonë në 2002.

Kur Apple Inc. prezantoi për herë të parë telefonin e saj të mençur iPhone në fillim të vitit 2007, vlera e tregut e Microsoft ishte rreth 4 herë më e madhe se ajo e rivalit Apple. Pesë vjet më vonë, vlera e Apple ishte më shumë se dyfishi i gjigantit të njohur të softuerit

Por kjo gjë mund të kthehet përsëri. Microsoft është afër që të rimarrë kurorën e saj si kompania më e vlefshme në botë. Që nga mëngjesi i së hënës, kapitalizimi i tregut të Apple ishte veç 1% mbi atë të Microsoft.

Nga ana tjetër, Apple ka hedhur 22% të vlerës së saj poshtë që nga raporti i saj i fundit dhe shqetësimet e ngritura nga biznesi i dobësuar me iPhone. Në teknologji, me gjasë asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat