Instagram prezanton një mundësi të re: Njerëzit e kanë kërkuar këtë për një kohë të gjatë

Teknologji

Instagram prezanton një mundësi të re: Njerëzit e kanë kërkuar këtë për një kohë të gjatë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Instagram ka lansuar një veçori të re, e cila do të lejojë përdoruesit të rimarrin përmbajtjen e fshirë.

“Ne e dimë se kjo është diçka që njerëzit po e kërkojnë për një kohë të gjatë. Tani, për herë të parë, ju mund të shihni dhe rivendosni përmbajtjen e fshirë në Instagram. Ne gjithashtu kemi përmirësuar mbrojtjen për të parandaluar që hakerat të kompromentojnë llogarinë tuaj”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Instagram.

Ky seksion i zgjeruar i sigurisë vlen për funksionin e verifikimit të përdoruesit sa herë që ata duan të fshijnë ose rivendosin përgjithmonë fotot, videot ose përmbajtjen tjetër.

Për të rikuperuar përmbajtjen e fshirë, thjesht ndiqni këto hapa:

* Hapni Instagram dhe zgjidhni “Settings”

* Zgjidhni “Account” dhe pastaj “Recently deleted”

* Këtu do të shihni të gjithë përmbajtjen e fshirë që mund të zgjidhni të rivendosni ose të hiqni përgjithmonë

Karakteristika e kthimit të përmbajtjes duhet të jetë në dispozicion për shumicën e përdoruesve deri në fund të kësaj jave, njoftuan ata në blogun e tyre nga aplikacioni Instagram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat