Instagram i heq mundësinë për të shpërndarë story disa përdoruesve, kjo për shkak të...

Teknologji

Instagram i heq mundësinë për të shpërndarë story disa përdoruesve, kjo për shkak të...

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:59
Instagram

Instagram po i heq disa përdoruesve të rrjetit social opsionin për të shpërndarë foto në story.

Përdoruesve të përzgjedhur u dërgohet një mesazh në aplikacionin e tyre që u tregon se Instagram po teston një ndryshim në shpërndarjen e story.

Kjo do të thotë se përdoruesi nuk do të mund të shpërndajë foto në story, apo etiketime që mund t’i bëhen nga të tjerët.

“Ne kemi parë që përdoruesit duan më pak postime në story. Gjatë këtij testi nuk do të jeni në gjendje të postoni në story-n tuaj”, është mesazhi që u dërgohet përdoruesve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat