WhatsApp teston karakteristikën e re me këtë funksion

Teknologji

WhatsApp teston karakteristikën e re me këtë funksion

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:51
WhatsApp

WhatsAppi po teston një tipar të ri që lejon përdoruesit t’ia ndalin zërin një videoje para se t’ia dërgojnë dikujt. Kjo gjë e re është shpërndarë tek përdoruesit e versionit më të fundit – 2.21.3.13.

Përmes këtij versioni, kompania po e teston dhe po mbledh reagimet e përdoruesve për të parë sa do ta pëlqejnë.

Përdoruesit e këtij versioni të Whatsappit do të kenë mundësi që t’ua ndalin tërësisht zërin një videoje që duan ta shpërndajnë me kontaktet e tyre. Opsioni që do përdoret për t’u klikuar për t’ia ndalur zërin videove do të gjendjet në faqen e editimit të videos, në ikonë të volumit, shkruan Gadgets.

Një raport i fundit ka treguar se WhatsApp gjatë janarit ka rënë në vendin e pestë për nga aplikacioni më i shkarkuar, teksa i pari është Telegrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat