Instagrami do të shtojë një opsion të ri – “i fshirë së fundmi”

Teknologji

Instagrami do të shtojë një opsion të ri – “i fshirë së fundmi”

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Më 2 shkurt, në blogun e Instagramit u njoftua se në versionin më të ri të aplikacionit do të shtohet opsioni “i fshirë së fundmi”. Së bashku me këtë opsion, janë shtuar mbrojtjet kundër hakerave.

Për të hyrë në dosjen ku janë ruajtur postimet e fshira së fundmi, përdoruesve do t’u kërkohet verifikim. Këto dy funksionalitete janë për parandalimin e fshirjes së padëshiruar të postimeve nga hakerat e mundshëm.

Opsioni “i sapo fshirë”, përfshin të gjitha fotografitë, videot, reels, videot IGTV dhe historitë që transferohen automatikisht në dosjen “e fshirë së fundmi” pasi të jenë fshirë. Këtu përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan t’i fshijnë ato përgjithmonë ose nëse duan të rinovojnë këto postime.

Të gjitha postimet do të ruhen për 30 ditë përveç historisë e cila do të ruhet për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat