Ky është zyrtarisht personi më i ndjekur në rrjetet sociale, duke thyer sërish një rekord

Teknologji

Ky është zyrtarisht personi më i ndjekur në rrjetet sociale, duke thyer sërish një rekord

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:37
Ilustrim

Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde (dhe jo vetëm brenda fushës), pasi arriti plot 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Superylli i Juventusit u bë personazhi i famshëm i parë që preku shifrën historike, gjysmë miliardë, në Facebook, Twitter dhe Instagram. 36-vjeçari ka 124 milionë ndjekës në Facebook, 91 milionë në Twitter dhe 261 milionë ndjekës në Instagram.

Përpos llogarisë zyrtare të vetë Instagramit (me 386 milionë ndjekës), faqja e Ronaldos është më e ndjekura nga çdokush në botë. Edhe në YouTube, pesë herë fituesi i Topit të Artë, tejkalon 1 milion pavarësisht se nuk e përdor llogarinë prej katër vjetësh.

Rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi krenohet me 90 milionë ndjekës në Facebook dhe 183 milionë në Instagram, ndërsa argjentinasi nuk ka llogari në Twitter.

SunSport zbuloi vitin e kaluar se CR7 në të vërtetë fiton më shumë para në mediat sociale sesa duke luajtur për Juventusin. Pasuria e Ronaldos pa një rritje prej 3.5 milionë £ nga fitimet e tij në Instagram vitin e kaluar, duke u paguar mesatarisht 971,000 £ për një postim të sponsorizuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat