Çdo sekondë janë prodhuar 841 procesorë vitin e kaluar

Teknologji

Çdo sekondë janë prodhuar 841 procesorë vitin e kaluar

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustruese

Duke qenë se është arkitektura më popullore e mikroprocesorëve në botë, ARM fuqizon miliarda pajisje të shitura çdo vit. Kompania thotë se tre vetëm tremujori i katërt i 2020 shiti 6.7 miliardë çipe me arkitekturën e ARM që i bie të jetë 842 çipe çdo sekondë.

Kështu dizajnet e ARM janë shitur më shumë sesa dizajnet X86, ARC, Power dhe Mips së bashku.

Bërthama Cortex-A, Cortex-R, dhe Mali IP fuqizojnë mijëra procesorë, kontrollerë,  mikrokontroller dhe njësi grafike për 1,600 kompani në mbarë botën.

Ndërsa bota po bëhet çdo ditë e më shumë dixhitale, kërkesa për këto çipe është në rritje çdo ditë.

Në 2020 Gartner llogariti se janë shitur 275 milionë kompjuterë që i bie po aq procesorë X86. Nëse shoqërojmë edhe procesorët e serverëve atëherë janë afro 300 milionë procesorë të prodhuar çdo vit. Ndërsa procesorët ARC të Synopsis shiten në 1.5 miliardë çdo vitë.

Arkitektura MIPS mund të ketë shitur afro 3.6 miliardë procesorë që prej vitit 2000 ende larg asaj që ka arritur ARM. Bazuar në këtë shifra ARM ka shitur më shumë procesorë sesa të gjithë arkitekturat e marra së bashku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat