Apple e ndryshon emojin me shiringë, e bënë të përshtatshëm për vaksinën anti-COVID

Teknologji

Apple e ndryshon emojin me shiringë, e bënë të përshtatshëm për vaksinën anti-COVID

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Apple e ndryshon emojin me shiringë

Apple e ka ndryshuar emojin e saj me shiringën duke e zëvendësuar gjakun që gjendet brenda saj me përbërje të vaksinës, për shkak të vaksinimit global që po ndodh kundër koronavirusit.

“Kjo e bënë emojin më të gjithanshme kur bëhet fjalë për përshkrimin e vaksinës kundër COVID-19”, ka shpjeguar Emojipedia, faqja online e cila i përzgjedh emojit, shkruan BBC.

Kjo faqe ka vërejtur përdorimin masiv të kësaj shiringe në rrjetet sociale për të folur rreth vaksinës kundër koronavirusit.

Që nga dhjetori emoji i shiringës është shoqëruar edhe me fjalët si “vaksinë”, “Covid- 19”, “Pfizer” dhe “Moderna”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat