Facebook bllokon përdoruesit australianë – nuk do të kenë mundësi as të shikojnë e as të shpërndajnë lajme

Teknologji

Facebook bllokon përdoruesit australianë – nuk do të kenë mundësi as të shikojnë e as të shpërndajnë lajme

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 07:47
Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg

Facebook ka bllokuar përdoruesit australianë të platformës së tij nga leximi dhe shpërndarja e lajmeve lokale dhe ndërkombëtare, në fushatën e saj kundër planeve të qeverisë për të detyruar gjigantët e teknologjisë të paguajnë botuesit për përmbajtjen e tyre të lajmeve.

“Ligji i propozuar keqkupton thelbësisht marrëdhëniet midis platformës sonë dhe botuesve që e përdorin atë për të ndarë përmbajtjen e lajmeve”, ka thënë Facebook në një postim në blog duke njoftuar këtë hap.

“Kjo na ka lënë të përballemi me një zgjedhje të zymtë: të përpiqemi të pajtohemi me një ligj që injoron realitetet e kësaj marrëdhënieje, ose të ndalojmë lejimin e përmbajtjes së lajmeve në shërbimet tona në Australi. Me keqardhje, ne po zgjedhim këtë të fundit”.

Ndryshe, Australia po përpiqet të bëjë që kompanitë e teknologjisë, përfshirë Facebook dhe Google, të paguajnë për lajmet që shpërndahen gjerësisht në faqet e tyre, pasi po “gllabërojnë” të ardhurat nga reklamat që dikur mbështetnin botuesit.

Ligji do t’i detyrojë ata të bëjnë marrëveshje me kompani mediatike ose të vendosin tarifa për to.

Ndërkohë Google ka kërcënuar të tërheqë shërbimet e saj të kërkimit nga Australia, por në të njëjtën kohë gjithashtu ka filluar të sigurojë marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me botuesit.

Por Facebook këmbëngul se marrëdhënia e tij me industrinë e lajmeve është krejtësisht e ndryshme.

“Botuesit me dëshirë zgjedhin të postojnë lajme në Facebook, pasi kjo u lejon atyre të ‘fitojnë’ më shumë abonues, të rrisin audiencën e tyre dhe të rrisin të ardhurat nga reklamat”, ka thënë Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat