Studimi: Ekranet e celularëve dhe tabletave shpërqëndrojnë fëmijët

Teknologji

Studimi: Ekranet e celularëve dhe tabletave shpërqëndrojnë fëmijët

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:14
Ilustrim

Një studim 3-vjeçar që vëzhgoi fëmijët nga mosha 1 deri në 3 vjeç e gjysmë, studioi lidhjen midis përdorimit të ekranit me prekje dhe përqendrimit tek fëmijët e vegjël. U zbulua se vogëlushët që përdornin ekranet me prekje ishin më pak të aftë të shmangnin shpërqendrimet kur kryenin një detyrë në një ekran, sesa fëmijët e vegjël që nuk e përdornin çdo ditë ekranin me prekje.

Ndërkohë, u zbulua gjithashtu se vogëlushët me një përdorim të lartë ditor të ekraneve dixhitalë të prekjes ishin më të aftë të dallonin objekte që binin shumë në sy kur ato shfaqeshin për herë të parë në një ekran. Këto zbulime janë të rëndësishme, duke pasur parasysh shtimin e kohës së kaluar në ekran gjatë bllokimeve kombëtare për shkak të Covid-19.

Për shembull, në Britaninë e Madhe 3 në 4 prindër kanë raportuar se fëmijët e tyre kanë kaluar më shumë kohë duke parë televizor ose duke luajtur me tablet gjatë bllokimeve. Por edhe para pandemisë, celularët dhe talbetët ishin pjesë integrale e jetës familjare. Rreth 63 për qind e fëmijëve të vegjël të moshës 3-4 vjeç përdornin një tablet në shtëpi në vitin 2019, më shumë se dyfishi i përqindjes së identifikuar nga studime të ngjashme në vitin 2013. Pajisjet me prekje, si smartfonët dhe tabletët, janë një formë e zakonshme argëtimi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Por ka pasur një shqetësim në rritje se përdorimi i ekranit me prekje tek fëmijët e vegjël, mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e përqendrimit të tyre. Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për fëmijët, pasi ata mësojnë atëherë se si të kontrollojnë përqendrimin e tyre, duke zgjedhur informacionin përkatës nga mjedisi dhe duke injoruar shpërqendrimet.

Dihet që këto aftësi të hershme të vëmendjes, promovojnë suksesin e mëvonshëm shoqëror dhe akademik. Por deri vonë nuk kishte prova empirike shkencore, që të tregonin se kishte ndikim negativ tek vëmendja e fëmijëve përdorimi i ekraneve dixhitalë.

Në vitin 2015, Projekti TABLET, vëzhgoi 53 fëmijë1-vjeçarë që kishin nivele të ndryshme të përdorimit të ekranit me prekje. Ata u vëzhguam nga fëmijëria e hershme (18 muaj) dhe deri në moshën parashkollore (3 vjeç e gjysmë).Në çdo moshë, prindërit raportonin përmes internetit, sesa kohë kalonte çdo ditë fëmija i tyre duke përdorur një pajisje me prekje (tablet, smartfon).

Familjet u ftuan në Babylab, një laborator i veçantë ku iu nënshtruar një seri vlerësimesh eksperimentale nga ekipi kërkimor. Aty përfshiheshin disa detyra kompjuterike, të cilat përdornin një vëzhgues të syve, duke iu dhënë mundësi studiuesve të përcaktonin shumë saktë se çfarë shihnin fëmijët e vegjël në një ekran.

Pas 3 vitesh mbledhje të të dhënave, u zbulua se foshnjat dhe fëmijët e vegjël me përdorim të lartë të ekranit prekës, ishin më të shpejtë në dallimin e stimujve të rinj që u shfaqeshin në ekran, si për shembull një luan i animuar. Gjithashtu u zbulua se fëmijët me përdorim më të lartë të ekranit prekës ishin më të ngadaltë në kontrollin e qëllimshëm të vëmendjes së tyre, dhe kur përpiqeshin t’a përqendronin vëmendjen e tyre në një objektiv tjetër, ishin më pak të aftë të injoronin objektet që i shpërqendronin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat