“Njeriu mund të udhëtojë në kohë përmes mendjes”! Dokumenti i CIA-s që po çmend TikTok-un

Teknologji

“Njeriu mund të udhëtojë në kohë përmes mendjes”! Dokumenti i CIA-s që po çmend TikTok-un

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Foto Ilustrim

Për çfarë bëhet fjalë?

Njeriu mund të udhëtojë në kohë dhe hapësirë duke përdorur forcën e mendjes! Kështu thuhet në një dokument të CIA-s, i cili po shpërndahet me shpejtësi në TikTok. Por për çfarë bëhet fjalë?

Raporti në fjalë daton në vitin 1983 dhe në vitin 2003 u bë e mundur të lexohej nga kushdo. Në të ceket teknika e quajtur “eksperienca e portës hyrëse”.

Duket se dokumenti në fjalë është rikthyer në vëmendje dhe ka qenë pikërisht ylli i TikTok-ut, Abigail Carey që është thelluar në detaje. Sipas saj, raporti konfirmon meditimin transhendental dhe hipnozën, si qasje të arsyeshme drejt portës transportuese.

Abigail shprehet se arsyeja përse njerëzit nuk i kanë kushtuar vëmendje konsiston në faktin se dokumenti është “shumë i gjatë”.

Ajo sqaron se dokumenti shpjegon gjerë e gjatë se ku shkojmë kur vdesim, çfarë është vetëdija, udhëtimi në kohë dhe se si të dërgojmë mesazhe telepatike.

Në raportin e quajtur “Analiza dhe Vlerësimi i Procesit Arratisje”, autori, Nënkolonel i Ushtrisë Amerikane, Wayne M McDonnell e shpjegon teknikën unike si “një sistem trajnimi”.

McDonnell thote se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike, për t’i shpëtuar kufizimeve të kohës dhe hapësirës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat