MacOS s’është më sistemi i dytë operativ më i përdorur për kompjuterë

Teknologji

MacOS s’është më sistemi i dytë operativ më i përdorur për kompjuterë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:11
MacOS

Për shumë vjet, çdo raport në shpërndarjen e tregut të sistemeve operative për kompjuterë kishte dy rivalë kryesorë: Microsoftin e Windowsit si lider të padiskutueshëm dhe macOS-in e Applet që ishte i dyti. Por viti 2020 e ndryshoi edhe këtë treg. Chrome OS u bë i dyti më i përdorur duke lënë prapa sistemin e gjigantit amerikan, Apple.

Sipas të dhënave të kompanisë që merret me të dhëna në treg, IDC, Chrome OS ka kaluar macOS-in pak nëpër tremujorë, por viti 2020 ishte i pari i plotë kur Apple doli në vend të tretë.

Chrome OS raportohet se ka marrë përqindje të tregut tek pajisjet e “dobëta”.

ImageImage

 

Nga 6.4 për qind më 2019, ky sistem është rritur në 10.8 për qind të shpërndarjes botërore më 2020. Windowsi ka rënë nga 85.4 për qind në 80.5. Shpërndarja e “macut” u rrit nga 6.7 në 7.5 për qind.

Trendi duket sikur është në të mirë të Googlet, por 2020-a nuk ishte një vit normal. Muajin e shkuar, IDC-ja njoftoi se shitjet e kompjuterëve për herë të parë përjetuan rritje ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat