Gjenerata e dytë e telefonit me palosje të Huawei largohet nga dizajni origjinal

Teknologji

Gjenerata e dytë e telefonit me palosje të Huawei largohet nga dizajni origjinal

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 08:25
Huawei

Huawei postoi ditën e Enjte një tjetër foto të Mate X2 në rrjetin social Weibo dhe është një prej detajeve më të forta që sinjalizojnë largimin nga dizajni origjinal i Mate X.

Modeli i parë Mate X, prezantuar në 2019-n dhe rifreskuar në 2020, kishte një ekran të madh që palosej nga jashtë. Por telefoni i ardhshëm do të adoptojë stilin e Samsung ku ekrani paloset nga brenda, të paktën sipas informacioneve të pakta që po jep kompania.

Imazhi tregon një telefon i hapur nga brenda me një kënd dhe shkëlqim të boshtit palosës. Telefoni pritet të prezantohet më 22 Shkurt pikërisht javën kur fillon Kongresi Mobil Botëror në Shangai.

Image

Tradicionalisht ky aktivitet është realizuar në Barcelonë, por organizatori MWC ka vendosur që këtë të fundit ta mbajë më 28 Qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat