Facebooku mund të rikthehet në Australi

Teknologji

Facebooku mund të rikthehet në Australi

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Australisë thotë se Facebooku është kthyer sërish në tavolinën e negociatave pasi gjiganti teknologjik kishte bllokuar lajme në platformën e saj atje.

“Jam i lumtur që Facebooku ka vendosur, siç duket, që sërish t’i rikthejë bisedimet”, ka thënë Scott Morrison.

Rrjeti social kishte kërcënuar se do të bllokonte lajmet për australianët qysh në gusht dhe përsëriti ultimatuimin në janar.

Bllokimi u ndalon australianëve që janë përdorues të Facebookut që të lexojnë apo të shpërndajnë lajme dhe përdoruesit e jashtëm po ashtu nuk munden të kenë qasje në lajme e Australisë, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç saj, Google ka kërcënuar Australinë se do ta mbyllte makinën e kërkimit atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat