EA blen kompaninë pas lojës F1

Teknologji

EA blen kompaninë pas lojës F1

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Codemasters nga EA

Blerja e Codemasters nga EA është zyrtarizuar, një marrëveshje e cila u vlerësua me 1.2 miliardë dollarë.

Codemasters doli në shitje në Nëntor kur Take-Two Interactive ju afrua kompanisë Britanike për ta blerë për 994 milionë dollarë.

Por EA bëri një ofertë më joshëse çka bëri që pjesa më e madhe e aksionerëve të Codemasters të votonin në favor të marrëveshjes me këtë të fundit.

Si rezultat të gjitha lojërat nga Codemasters do të kalojnë në pronësi të EA duke rreshtuar tituj si F1 me lojëra shumë popullor si Need for Speed dhe Burnout.

Përveç serive F1 dhe Dirt, Codemasters sjell edhe zhvilluesin lojës Project Cars, Slightly Mad që bleu në 2019-ën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat