‘Kërcënohet’ siguria e sistemit të kamerave që përdoret në çerdhet britanike

Teknologji

‘Kërcënohet’ siguria e sistemit të kamerave që përdoret në çerdhet britanike

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Një sistem i kamerave online që u mundëson prindërve t’i shohin fëmijët e tyre derisa janë në çerdhe, u ka shkruar familjeve se ka ndodhur një shkelje e të dhënave dhe privatësisë.

NurseryCam ka thënë se incidenti ndodhi kur një person i tretë u fut në këto të dhëna pa leje, mirëpo gjithçka është mbyllur në mënyrë të menjëhershme, si masë paraprake.

Kompania me qendër në Guildford të Anglisë i tha BBC-së se shërbimi i saj është përdorur në rreth 40 çerdhe në tërë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo kishte njoftuar edhe institucionin për të drejtat e informacionit.

NurseryCam ka thënë se për incidentin ka kuptuar të premten pasdite derisa shtoi se shërbimi do të pezullohej derisa të vendoset një rregullim i sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat