Bitcoini vazhdon të arrijë maja të reja pas mbështetjes nga Tesla

Teknologji

Bitcoini vazhdon të arrijë maja të reja pas mbështetjes nga Tesla

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:22
Bitcoin

Kriptovaluta Bitcoin vazhdon të arrijë rekorde. Pasi e kaloi për herë të parë javën e kaluar vlerën e 50 mijë dollarëve, të dielën, Bitcoini arriti një majë tjetër, duke e kaluar shifrën e 58 mijë dollarëve, shkruan BBC.

Kriptovaluta është rritur për më tepër se 90 për qind që nga fillimi i janarit, duke e çuar shifrën totale në treg në 1000 miliardë dollarë.

Ngritja e fundit është nxitur nga Tesla dhe kompanitë tjera të mëdha që kanë pranuar këtë kriptovalutë si formë pagese.

Mirëpo, Bitcoini ka histori të ngritjes së madhe dhe rënies drastike. Ka ndodhur në disa raste që kur u krijua në vitin 2009.

Bitcoini e nisi vitin me 28.900 dollarë. Kur e kaloi shifrën e 40 mijë dollarëve në fillim të janarit, filloi rënie më pas deri 30 mijë dollarë në fund të muajit. Mirëpo, më 16 shkurt për herë të parë e kaloi shifrën e 50 mijë dollarëve. Ka vazhduar të ngrihet dhe dje arriti shifrën e 58 mijë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat