Pyjet e Amazonës po shiten përmes reklamave të Facebook

Teknologji

Pyjet e Amazonës po shiten përmes reklamave të Facebook

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:38
Pyjet e Amazonës

Zonat e mbrojtura të vendit përfshijnë pyje dhe tokë të rezervuar për popujt autoktonë, por pjesë të tyre janë shitur ilegalisht në Facebook, ka zbuluar agjencia BBC.

Në shërbimin e reklamave të klasifikuara në Facebook janë vënë në shitje parcela nga pyjet e Amazonës me hapësira deri në 1000 fusha futbolli.

Facebook i kontaktuar nga BBC, tha se ishte “gati të punonte me autoritetet lokale“, por tregoi se nuk do të merrte veprim të pavarur të vetin për të ndaluar tregtinë.

“Politikat tona të tregtisë kërkojnë që blerësit dhe shitësit të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret,” janë shprehur nga kompania e teknologjisë.

Shumë nga shitësit haptazi pranojnë se nuk kanë një titull toke, që është dokumenti i vetëm që provon pronësinë e tokës sipas ligjit brazilian, megjithatë vazhdojnë të bëjnë shitje.

Aktiviteti i paligjshëm po mbështetet edhe nga industria e blegtorisë në Brazil. Me tokën e shitur në mënyrë të paligjshme dhe të gatshme për bujqësi, një nga fermërt ka treguar se çmimet e shitjes janë trefishuar nga ai fillestar që ishte rreth 35,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat