Lajmet e rreme për vaksinat anti Covid, Twitter merr masa parandaluese

Teknologji

Lajmet e rreme për vaksinat anti Covid, Twitter merr masa parandaluese

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Twitter ka konfirmuar një vendim të prerë në luftën për të shmangur informacionet e rreme për tamponët, infeksionet dhe sidomos vaksinat, deri në eliminimin e përhershëm të llogarive që publikojnë lajme të rreme.

Kushdo që shkruan deri në pesë lajme të rreme, nuk do të ketë më akses në këtë platformë.

Që nga momenti që janë aktivizuar linjat udhëzuese për Covid 19, Twitter ka fshirë 8400 mesazhe dhe ka nisur monitorimin e 11 milion profileve në të gjithë botën.
Vendimi u mor pasi u vu re që kishte një rritje të numrit të teorive të komplotit, përshkallëzim të nivelit të alarmit ndaj kërkimeve shkencore, por dhe publikim të një sërë pohimeve të pabazuara në fakte. Këto elemente mund të ndalojnë njerëzit që të kryejnë zgjedhje të mirë-informuara rreth shëndetit të tyre, dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë individë, familje dhe komunitete

Sistemi është progresiv: një pikë do të thotë monitorimin e profilit pa pasoja; 2 pikë – llogaria në Twitter pezullohet për 12 orë; tre pikë – 12 orë të tjera bllokim; katër pikë – një pezullim prej 7 ditësh; dhe pesë pikë çojnë në dëbimin e përhershëm.

Pikët do të llogariten nga nëpunës të Twitter dhe pse rrjeti social parashikon një formë kontrolli automatik.

Sistemi i pikëve do të aplikohet fillimisht me profilet në gjuhën angleze dhe më pas me gjuhët e tjera. Përdoruesi i kësaj platforme do të shohë pikët në profilin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat