Disney me sytë nga tregu digjital, kompania vendos të mbyllë të paktën 60 dyqane në Amerikën e veriut

Teknologji

Disney me sytë nga tregu digjital, kompania vendos të mbyllë të paktën 60 dyqane në Amerikën e veriut

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Walt Disney Co. do të mbyllë të paktën 60 dyqane Disney në Amerikën e Veriut gjatë këtij viti.

Kompania synon të riorganizojë platformat e saj digjitale për t'u përqendruar te tregtia online, ndërsa nuk ka bërë ende të ditur sa persona do të humbasin punën si pasojë e këtij vendimi.

Gjithnjë e më shumë, konsumatorët po zgjedhin të blejnë online dhe kjo tendencë ka bërë që edhe zinxhirë të tjerë si Walmart apo Macy's të mbyllin shumë dyqane fizike. Pandemia përshpejtoi këtë ndryshim në sjelljen e konsumatorëve, të cilët u detyruan të qëndronin në shtëpi si masë për të ndalur përhapjen e virusit.

Disney gjithashtu po vlerëson mundësinë për të mbyllur shumë dyqane edhe në Europë, plan që gjithsesi nuk do të ndikojë mbi Japoninë dhe Kinën. Kompania operon përmes 300 dyqaneve përqark globit.

Blerjet online do t'i japin shansin kompanisë të ofrojë një përzgjedhje më të gjerë dhe të përfshijë produkte nga të gjithë markat e saj, si Disney, Pixar, Marvel dhe Star Wars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat